Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe të bazuara në analizën e riskut, oficerët doganorë në Pikën Kufitare Vermicë kanë identifikuar një rast të shmangies nga detyrimet doganore.
Gjatë orëve të mbrëmjes, një veturë është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, pas sjelljes së dyshimtë të udhëtarit duke tentuar ta kaloj pikën kufitare me shpejtësi.
Pavarësisht deklaratës së palës se nuk posedon mallra për të deklaruar, gjatë kontrollit janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil (materiale për fustana), të fshehura në pjesën e bagazhit dhe pranë gomës rezervë, ku në total janë gjetur 15 qese me peshë të përgjithshme prej 72.5kg.
Malli është ndaluar përkohësisht dhe ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës të Kosovës (KDAK).
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesit ekonomik të vendit.

