Vajzat e Llapit që po shkruajnë histori: sezoni i artë i KV Llapi

0

“Nëse e kërkon suksesin, do ta gjesh. Nëse jo, do ta gjesh justifikimin.”
Ky motto po dëshmohet çdo javë nga vajzat e KV Llapit, të cilat po tregojnë karakter, përkushtim dhe rezultate mbresëlënëse në parket.

Senioret vazhdojnë sezonin në formë të shkëlqyeshme me 7 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke u renditur me pikë të barabarta me vendin e parë. Performanca e tyre konfirmon synimet e larta dhe potencialin real të skuadrës.

Edhe U16 ka shkëlqyer këtë javë, duke u shpallur fituese e turnirit mbarëkombëtar “Nëntor Lugina” në Bujanoc, një arritje që nderon klubin dhe tregon punën cilësore me të rejat.

Kampionatin e Kosovës për grupmoshën U16, Grupi 2, vajzat e KV Llapit e nisën edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy ndeshje dhe dy fitore bindëse.

Rezultatet flasin vetë: puna, disiplina dhe pasioni po shpërblehen.
Suksese të shumta vajzave tona dhe klubit KV Llapi! 🖤🤍