Është ndarë nga jeta ish-zyrtari policor nga Mitrovica, Shemsi Mustafa, shkruan Mitropol.
Mustafa ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës për një kohë të gjatë. Ai ka shërbyer edhe në veri të vendit.
Mustafa është një nga tre policët që dy vite më parë u arrestua nga forcat serbe në kufi.
I ndjeri ishte një person mjaft i respektuar dhe i dashur nga familja e shoqëria.

