Vetëvendosje nis fushatën zgjedhore: Momenti që edhe qeverisja lokale të bëhet shembull i punës, drejtësisë dhe zhvillimit

0

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Koha e komunave dembele dhe e komunave të bllokuara nga interesat private ka marrë fund. Ka ardhur momenti që edhe qeverisja lokale të bëhet shembull i punës, drejtësisë dhe zhvillimit. Na presin shumë punë e projekte të mëdha, sepse qeverisjes së mirë qendrore do t’i bashkohet qeverisja e mirë lokale në shumicën dërrmuese të komunave tona”, thuhet në  postimin në facebook.

“Komunat tona meritojnë të jenë vend i modernizimit, i projekteve konkrete, i mirëqenies dhe i transparencës. Me vendosmëri dhe Bashkë, ne po hyjmë në këtë garë për ta fituar. Sepse e ardhmja janë kryetarët me numrin 105. Sepse e ardhmja e komunave tona është VETËVENDOSJE! “ thuhet më tej në këtë postim.