Fundjava pritet të sjellë emocione të shumta në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku zhvillohet xhiroja e 10-të me disa duele tejet interesante, si në krye të tabelës ashtu edhe në zonën e mesme.
Në Podujevë, Llapi pret në shtëpi Drenicën në një ndeshje që pritet me interes të madh. Llapjanët renditen në vendin e 6-të me 10 pikë, ndërsa Drenica është një pozitë më lart me 11 pikë, duke paralajmëruar një duel të luftuar për tri pikë të rëndësishme.
Lideri aktual i tabelës, Ballkani, do të jetë nikoqir i Gjilanit. Suharekasit duan ta vazhdojnë ecurinë pozitive dhe ta ruajnë kryesimin, ndërsa Gjilani, që mban vendin e 8-të, kërkon rikthimin në formë.
Në kryeqytet, Prishtina në formë të shkëlqyer, do të presë Dukagjinin. Bardhekaltrit kanë arritur disa fitore radhazi dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive për t’u afruar edhe më shumë me kreun.
Kampionja në fuqi, Drita, luan në shtëpi ndaj Ferizajt dhe shihet si favorite për të marrë tri pikë të plota, ndonëse skuadra mysafire ka treguar formë solide javëve të fundit.
Ndërkohë, Malisheva udhëton për t’u përballur me Prishtinën e Re, në një ndeshje ku synon të marrë fitore që do ta mbante në garë për pozitat e para

