Në Podujevë ka nisur procesi i zgjerimit dhe krijimit të hapësirave të reja për Këshillimoren për Diabet dhe Hipertension, në kuadër të një projekti të rëndësishëm renovimi dhe inventarizimi.
Ky projekt realizohet si investim i Autoritetit Qendror të Shëndetësisë (AQH) dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët që trajtohen në këtë këshillimore.
Me përfundimin e punimeve, pritet që hapësirat e reja të krijojnë kushte më të përshtatshme për ofrimin e këshillimit, monitorimit dhe trajtimit të personave me diabet dhe hipertension, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të shërbimeve dhe mirëqenies së pacientëve.
Ky investim dëshmon përkushtimin e institucioneve shëndetësore për avancimin e infrastrukturës dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor në Komunën e Podujevës.

