Zyrtare: Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani vazhdojnë me Kf.Llapin deri më 2027.

0

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar vazhdimin e
kontratave me dy prej lojtarëve më premtues  të klubit, Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani, të cilët do të jenë bardhekaltër deri në vitin 2027.

Hasani – Gashijani kanë treguar besimin e tyre në projektin afatgjatë të klubit, duke zgjedhur te vazhdojnë rrugëtimin me Llapin dhe të kontribuojnë drejt sukseseve të përbashkëta.

Një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e tyre ka pasur edhe trajneri Tahir Batatina, i cili u ka besuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdon të besojë se me punën dhe përkushtimin e tyre, do të transferohen së shpejti në klube evropiane.